Aktualitet

Rama flet vonesën e satelitëve: Do të vijnë brenda këtij viti!



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:37 - 28/06/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm ka komentuar vonesën e satelitëve duke thënë se kanë marrë më shumë kohë për shkak të procedurave, por është shprehur që do të vijnë brenda këtij viti.

Rama theksoi se satelitët do të përdoren edhe në fushën e bujqësisë për fermerët që aplikojnë për naftë. Sipas kreut të qeverisë në këtë mënyrë shmanget fiktiviteti.

Sot në mëngjes folëm me ministren për këtë që kërkesa për naftë është rritur eksponencialisht. Pra kemi vajtur mbi 50 mijë që duan naftë. Kjo është e mirë në një aspekt por kjo ka dhe një problem në aspektin tjetër. Kjo është e mirë se na çon drejt formalizimit, por ka dhe një problem nëse këtu mbi 50 mijë fermerë duan naftë por më fal sa traktorë dhe sa mekanizatorë ka ky vend? Se nuk del llogaria, pra ka një shkallë fiktiviteti. Kjo shkallë fiktiviteti do adresohet përmes teknologjisë dhe formalizimit me regjistrin digjital të fermës. Vënien në përdorim të dronëve dhe satelitëve që për arsye procedurash etj etj kanë marrë pak më shumë kohë se sa ne e kishim parashikuar por që do të vijnë, do vijnë brenda këtij viti shpresoj. Dhe me faturat pra naftën do e marrësh po do sjellësh faturat tani. Nuk do mjaftojë vetëm që po kërkoj naftë e po aplikoj se kam këtë tokën këtu por do vijë dhe fatura e raporti që ti ke marrë naftën e ke prodhuar e shitur e për atë sasi ti do vijosh të kompensohesh”-tha Rama.

 

Pas