Gjatë fjalës së tij nga qyteti i Vlorës, kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek infektimi i deputetit Damian Gjiknuri i cili është edhe drejtues politik i qarkut të Vlorës.
Kryeministri Rama tha se Gjiknuri po përballet me armikun e padukshëm dhe i uroi atij dhe shqiptarëve të prekur nga koronavirusi shërim sa më të shpejtë.
“Bashkohem me urimin për një shërim të shpejtë të drejtuesit të qarkut, Damian Gjiknuri, që si shumë shqiptarë duhet të përballet në këtë moment me armikun e padukshëm dhe përmes këtij urimi dua ti uroj cdo të mirë dhe shërim sa më të shpejtë të gjithë atyre që e kanë këtë sfidë këtë moment dhe dua të falënderoj nga zemra të gjithë ekipin e spitalit të Vlorës” tha Rama./ Opinion.al