Aktualitet

Rama flet pas takimit me Ambasadoren Amerikane: Jemi në hapat e fundit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:48 - 20/05/20 |
Opi Nion

Vetëm pak minuta para se të niste protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Kryeministri Rama ka pritur në zyrën e tij Ambasadoren Amerikane Yuri Kim.

Në një intervistë televizive pas takimit, Rama ka bërë me dije se në qendër të këtij takimi ka qenë reforma zgjedhore dhe vendimi i opozitës për të braktisur tryezën e saj.

“Kemi humbur shumë kohë duke pritur miqtë që papritur e pakujtuar janë mbërthyer nga pasioni për teatrin dhe faktikisht jemi në hapat e fundit, nëse duam që të arrijmë që këtë refromë ta bëjmë funksionale në zgjedhjet e ardhshme. Dhe ky është një shqetësim i shprehur dhe publikisht dhe e kemi ndarë bashkarisht”, tha Kryeministri.

I pyetur nëse ka një propozim të ambasadores për referim në sistemin danez, Kryeministri tha:

“E ka thënë ambasadorja apo ja keni vënë ju në gojë ? Se unë nuk kam dëgjuar ndonjë deklaratë.   Nuk di të ketë një sugjerim të tillë, sepse nuk është ambasadorja amerikane e përfshirë në një temë të tillë dhe kjo nuk është një temë e reformës se më takon mua dhe ne, dhe tema e reformës është e përcaktuar nga Këshilli i Europës, nga Bashkimi Europian dhe  votuar në parlament mbi bazën e rekomandimeve të OSBE ODHIR-it t. Askush nuk ka detyrimin të bjerë dakord me pahir. Kujtojmë se Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  takon për të dytën ditë radhazi Kryeministrin Rama në zyrën e tij. /Opinion.al

Pas