Aktualitet

Rama feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush kryeministri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:31 - 04/07/21 |
Opi Nion

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, feston sot ditën e sotme ditëlindjen. Ai festoon sot 56-vjetorin.

Rama lindi në 4 korrik në Tiranë, ndërsa para zgjedhjes së tij si kryeministër, ka mbajtur disa pozicione të tjera.

Karrierën politike e nisi në vitin 1998, kur u emërua si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, post që e mbajti për 2 vite. Në vitin 2000 ai u zgjodh për herë të parë kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndërsa u rizgjodh në vitin 2003 dhe 2007.

Ndërkohë, në vitin 2013 Edi Rama u zgjodh kryeministër i Shqipërisë, ndërsa në vitin 2017 u rizgjodh në krye të qeverisë, teksa në zgjedhjet e 25 prillit ai mori edhe mandatin e tretë.

Dita e lindjes së Kryeministrit Rama përkon dhe me Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, që festojnë 245-vjetorin e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë.

Ndërkohë lidhur me këtë Rama ka bërë një postim, ai ka publikuar flamurin e Amerikës dhe shruan “Gëzuar 4 korrikun Amerikë”./Opinion.al

Pas