Sapo ka mbaruar takimi i hapjes së fushatës elektorale për Bashkinë Dibër, kryeministri Edi Rama ka postuar në Twitter një mesazh falenderimi për mikëpritjen e dibranëve.
“Faleminderit grave burrave të rejave e të rinjve në Dibër për mikpritjen e nxehtë në sallën e tejmbushur për të mbështetur Ramën e Dibrës”, shkruan Rama.
Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i ish kryeministrit Sali Berisha për aktivitetin e hapjes së fushatës në Dibër.
Berisha ka publikuar dy fotografi të Edi Ramës që ecën në rrugët e Peshkopisë, i shoqëruar dhe i rrethuar vetëm nga oficerët e Gardës së Republikës.
“Vetmi e madhe! Pervec oficereve dhe çunave te krimit, Edvin Xhelilit askush nuk i afrohet!! Sb”, shkruan ish-Kryeministri në Facebook.