Aktualitet

Rama: Është kthyer Dash Sula, hidhej si laraskë me pistoletë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:42 - 21/03/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të kandidatëve të PS në Elbasan ka ironizuar kandidatët për deputetë të opozitës. Një prej kandidatëve që përmendi është dhe Dashnor Sula, i katërti në listën e PD për Elbasanin.

Kreu i qeverisë ka kujtuar një episod në stadiumin e Peqinit, ku Sula sipas tij shfaqet me pistoletë në dorë dhe ka shkuar të sulmojë arbitrin.

“Është kthyer Dash Sula që ka qenë huligan në stadiumin e Peqinit. Ka thyer rekorde ne You Tube që hidhet si laraskë me pistoletë mbi turmën për të kapur arbitrin. Me Dash Sulën fiton Shqipëria, ky është propozimi i PD. Jemi marrë me gjithë këtë taborin e dasmorëve, me vezë, faqeore, kapsolla këta janë të gjithë krushqi. Ndërsa familja ka personazhe hata fare. Dhe një nga ata është Dash Sula. Elbasani i Aleksandër Xhuvanit i propozohet Dash Sula. Ka qenë deputet në shekullin e kaluar dhe kthehet si një kandidat huligan. Kjo është Shqipëria që fiton me Dash Sulën. Dash Shehi, Dash Sula, Gon Duka, Fatmir Mediu, Ndoka, Dash Sula, Paloka, Mesila. O zot!”, u shpreh Rama./Opinion.al

Pas