Aktualitet

Rama-emigrantëve: Grant 5 mijë € për ata që rindërtojnë shtëpinë e gjyshit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:28 - 12/04/21 |
Opi Nion

Kryeministri, Edi Rama, në një takim elektoral të zhvilluar në Belsh iu ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë, që të kthehen në vendin e tyre për të investuar teksa iu ka premtuar 5000 euro grant.

Gjatë fjalës së tij lideri i PS-së tha se kjo politikë do të nxisë agroturizmin në Shqipëri dhe do të sjellë transformim të madh ekonomik siç ka sjellë në shumë zona të Italisë.

“Ne kemi vendosur që gjatë mandatit të tretë do i japim 5000 euro grant atyre që do vijnë në Shqipëri për të rindërtuar shtëpinë e gjyshërve dhe gjysheve dhe çdo emigranti që do i kthejë në pjesë të motorit të agroturizmin në Shqipëri. Për mundësinë e sjelljes së parave këtu në Shqipëri pa kërkuar asgjë tjetër përveçse të mos jenë para të krimit. Rëndësi ka që të vijnë për të hapur derën e shtëpisë së mbyllur. Kjo do të sjellë transformim të madh ekonomik siç ka sjellë në shumë zona të Italisë”, tha Rama./Opinion.al

Pas