Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: Emërimi i policëve me letra bakalli, nuk bëheshe infermier pa teser partie

2022/06/13 at 6:08 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama: Emërimi i policëve me letra bakalli, nuk bëheshe infermier pa teser partie

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në kongresin e parë Kombëtare të Antikorrupsionit krahasoi format e rekrutimit në qeveritë e mëparshme dhe si behën tani.

Ai solli shembullin e studentëve që do të futeshin në universitete, punësimin e mësuesve apo të infermierëve, sipas të cilit, punësoheshin vetëm nëse kishin një teser partie.

Gjithashtu Rama solli edhe rastin e rekrutimit të punonjësve të policisë, sipas të cilit, bëhej me letra bakalli që deputetët ia dorëzonin ministrit të Brendshëm.

“Kush ka qenë prind që ka çuar fëmijë në universitet, deri para pak vitesh e di shumë mirë si futeshe në universitet. E di që vendet në universitet ziheshin jo sipas meritës, pra nuk kishte drejtësi. Që me reformën që bëri Lindita Nikolla, si ministre në atë kohë, u kalua në platformën tërësisht digjitale, një platformë tërësisht transparente. Të vijmë te mësuesit. Sa shanse kishte deri para pak vitesh të bëheshe mësues, nëse nuk ishe i lidhur me partinë në pushtet, dhe sa mësues janë sot në vendet e punës falë platformës digjitale të rekrutimit të mësuesve, pasi prisnin me vite e vite në radhë për t’iu hapur dera e rekrutimit në punë. Çuditërisht platforma e rekrutimit të mësuesve tregoi se mësuesit që ishin në radhë merrnin më shumë pikë se tjerët, por nuk bëheshin pjesë e sistemit. Marrim infermierët, ishte e pamundur të bëheshe infermiere pa një tesere partie. Gjithë sistemi i rekrutimit të infermierëve kthehej në një sistem rekrutimi partiak, gjë që sot është e paimagjinueshme, sepse të gjithë sot rekrutohen përmes sistemit digjital.

Rekrutimi i policëve bëhej me letra bakalli, që deputetët ja dorëzonin Ministrit të Brendshëm, që ishte një nga anëtarët e grupit parlamentar të partisë në pushtet, dhe niveli i trupës së policisë përcaktohej nga cilësia e burimeve njerëzore, që dilnin nga xhepat e deputetëve të zonave për vite me radhë. Kjo sot është e paimagjinueshme. Nuk futesh dot në Akademinë e Policisë pa kaluar nëpër filtra. Futej kush paguante para apo kush kishte lidhje farefisnore apo krahinore, por asnjëherë nuk ishte e garantuar të futej ai që e meritonte. Kishte shumë pak vajza në polici, për shkak se rekomandimet që bëheshin, bëheshin nga mitingjet te tryeza e ministrit, dhe sigurisht që në mitingje shumica ishin burra”,-Rama.

Ju sugjerojmë

Sulmi me armë zjarri në Australi, shkon në 16 numri i viktimave
Bota

Sulmi me armë zjarri në Australi, shkon në 16 numri i viktimave

14 Dhjetor, 2025 11:02 pm
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Punëtori humbi jetën në Paskuqan, arrestohet administratori i firmës nënkontraktore

14 Dhjetor, 2025 9:39 pm
“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…
Aktualitet

“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…

14 Dhjetor, 2025 7:39 pm
BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap
Aktualitet

BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap

14 Dhjetor, 2025 7:36 pm
Gjermani/ Ndalohet një atentat ndaj turmave në tregun e Krishtlindjeve
Bota

Gjermani/ Ndalohet një atentat ndaj turmave në tregun e Krishtlindjeve

14 Dhjetor, 2025 7:22 pm
Spiropali të martën në Athinë, çfarë do të diskutohet
Politikë

Spiropali të martën në Athinë, çfarë do të diskutohet

14 Dhjetor, 2025 6:24 pm
Pas një dekade ndërprerjeje, rinis funksionimi i naftësjellësit Selanik-Shkup
Bota

Pas një dekade ndërprerjeje, rinis funksionimi i naftësjellësit Selanik-Shkup

14 Dhjetor, 2025 5:21 pm
Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish sot rrugor Kakavijë-Janinë
Rajoni

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish sot rrugor Kakavijë-Janinë

14 Dhjetor, 2025 4:28 pm
Danimarka paralajmëron për rrezikun e SHBA-ve ndaj aleatëve
Bota

Danimarka paralajmëron për rrezikun e SHBA-ve ndaj aleatëve

14 Dhjetor, 2025 3:14 pm
Kaos gjatë vizitës së Lionel Messi-t në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin
Sport

Kaos gjatë vizitës së Lionel Messi-t në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin

14 Dhjetor, 2025 3:13 pm
Para
Mesazhi i ambasadores Kim:T’i themi mjaft korrupsionit dhe të mbrojmë demokracinë

Mesazhi i ambasadores Kim:T’i themi mjaft korrupsionit dhe të mbrojmë demokracinë

Kriza shëndetësore në Ukrainë

Kriza shëndetësore në Ukrainë

Manja: Lufta kundër korrupsionit në rrugën e duhur, qeveria na mbështet

Manja: Lufta kundër korrupsionit në rrugën e duhur, qeveria na mbështet

TE FUNDIT

Sulmi me armë zjarri në Australi, shkon në 16 numri i viktimave

Sulmi me armë zjarri në Australi, shkon në 16 numri i viktimave
14 Dhjetor, 2025

Bilanci i viktimave nga sulmi me armë zjarri në plazhin Bondi në Sidney të Australisë ka shkuar në 16. Siç...

Lexo më shumë

Punëtori humbi jetën në Paskuqan, arrestohet administratori i firmës nënkontraktore

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
14 Dhjetor, 2025

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në zonën e Paskuqanit, në Tiranë, ku një punëtor ka humbur...

Lexo më shumë

“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…

“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…
14 Dhjetor, 2025

Përgjigja e Edi Ramës nuk ka vonuar ndaj Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila reagoi pasi kryeministri tha në podcastin...

Lexo më shumë

BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap

BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap
14 Dhjetor, 2025

Byroja Kombëtare e Hetimit ka reaguar me një njoftim zyrtar sa i përket deklaratës së kryeministrit Edi Rama. Edi Rama...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com