Ish-ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka reaguar për herë të parë pas shkarkimit nga kryeministri Edi Rama.
Në reagimin e saj, Margariti se sot mbyll misionin e saj 5-vjeçar në krye të Ministrisë Kulturës, të cilën e quan një rrugëtim të jashtëzakonshëm.
Ish-ministrja ka kryeministrin Edi Rama për besimin, ndërsa ka uruar edhe Blendi Gonxhen, i cili do të drejtojë Ministrinë e Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës.
Postimi i plotë:
Sot përmbyll misionin tim 5-vjeçar në krye të Ministrisë Kulturës.
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm që më rriti si njeri dhe si profesioniste.
I jam falenderuese kryeministrit Rama për besimin, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të shumtë, stafit të Ministrisë së Kulturës dhe kujtdo që na mbështeti në punën tonë, që e kemi bërë me shumë dashuri!
Sot jam e nderuar që i kam shërbyer kulturës këto 5 vite; krenare për gjithë sa bëmë e do të vijohet nga pasardhësi; krenare për imazhin dhe jehonën e bukur që ka sot kultura shqiptare, si kurrë më parë!
Suksese Ministrit Gonxhe në sfidën e re në krye të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit!