Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama e Veliaj vendosin pllakat: Sheshi Skenderbej po përfundon…

2017/01/27 at 12:52 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama e Veliaj vendosin pllakat: Sheshi Skenderbej po përfundon…

Rikonstruksioni i Sheshit Skenderbej ka mbërritur në fazën finale. Në shenje simbolike sot Kryeministri Rama dhe Kryebashkiaku Veliaj vendosen gurët e parë.
Kryeministri Rama falenderoi Bashkinë e Tiranës për punën e realizuar brenda një kohe të shkurtër. “Mirënjohje për punën e admirueshme të Bashkisë së Tiranës që në një kohë shumë të shkurtër na jep mundësinë që të jemi së bashku, qoftë për Bulevardin Ri, qoftë dhe për rilindjen e sheshit “Skënderbej”, tha Rama.

Më tej ai akuzoi paraardhësin e Veliaj, Lulzim Bashën, duke thënë se e ktheu sheshin në “pampers”.

Ndërsa, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj në fjalën e tij, deklaroi se projekti që po realizohet është bazuar në projektin e 2008-s të ideuar nga Edi Rama, ndërsa i është nënshtruar edhe një dëgjese me qytetarët duke reflektuar ndryshimet e nevojshme për shkak të kohës që ka kaluar.

“Morëm projektin nga Bashkia, nga administrata e vitit 2008-2009 gjatë kohës që Edi Rama ishte Kryetar i Bashkisë dhe e rikonsultuam me publikun. Falë të gjithë konsultimeve publike, besoj do hyjë në histori si projekti më i konsultuar nga publiku dhe patëm disa ndryshime. Sot sheshi do të ketë 50% pllakë. E di që sheshi duket shumë i madh, por madhësia e tij në total është 28 mijë metra katrorë, që do të thotë që barazimi i pjesës së ngurtë me pjesën e gjelbërimit krijon një ekosistem që është më i pranueshëm për dimrin e ftohtë dhe më i pranueshëm sigurisht për verën që po bëhet gjithnjë e më e nxehtë”, tha Veliaj. Kryetari i Bashkisë shprehu bindje se krijimi i hapësirave pedonale si sheshi “Skënderbej”, si sheshi “Nënë Tereza”, si parku qendror që po projektohet në bulevardin e ri, është përgjigjja më e mirë ndaj një qyteti që është urbanizuar tej mase.

Gjithashtu, ky shesh qendror është projektuar që simbolikisht të reflektojë unitetin kombëtar të shqiptarëve, duke vendosur materiale (gurë natyralë) dhe bimësi nga rajone të ndryshme të vendit tonë.

Projekti parashikon krijimin e një hapësire të gjelbër në 50% të sipërfaqes së sheshit, duke hijëzuar të gjitha akset kryesore të lëvizjes pedonale; mbjelljen e rreth 1500 pemëve të reja dhe mijëra bimë dekorative, shumëllojshmëri mjedisesh dhe hapësirash, e përbërë prej rreth 11 lulishtesh të ndryshme, veshja me gurë dekorativë e natyral nga të gjitha trevat shqiptare; si dhe ujitja dhe shatërvanët do të funksionojnë me sistem impianti ekologjik, duke filtruar dhe përdorur ujin e reshjeve.

rama shesh

Ju sugjerojmë

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
Bota

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

8 Shkurt, 2026 10:41 pm
“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Aktualitet

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

8 Shkurt, 2026 9:03 pm
Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
Bota

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

8 Shkurt, 2026 7:41 pm
Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
Bota

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

8 Shkurt, 2026 5:42 pm
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
Bota

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

8 Shkurt, 2026 4:06 pm
Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
Aktualitet

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

8 Shkurt, 2026 3:58 pm
Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
Kronikë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

8 Shkurt, 2026 3:11 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

8 Shkurt, 2026 3:05 pm
Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë
Sport

Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë

8 Shkurt, 2026 3:02 pm
“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…
Bota

“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…

8 Shkurt, 2026 2:59 pm
Para
Shembet galeria, humb jetën minatori 42-vjeçar

Lajm i fundit/ Shembet miniera, vdes minatori, një tjetër plagoset

Video/ Donald Trump i përgjigjet Madonnës: “Je e neveritshme”

Video/ Donald Trump i përgjigjet Madonnës: “Je e neveritshme”

Tahiri: Bravo Policisë Tiranë për kapjen e grabitësit

Këshilli i Sigurisë për Balilin/ Tahiri i përgjigjet Metës e Nishanit: Po çudisni njerëzit

TE FUNDIT

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
8 Shkurt, 2026

Një fotografi e re e publikuar nga dosjet e Jeffrey Epstein ka rikthyer në vëmendje lidhjet e tij me disa...

Lexo më shumë

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
8 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së sotme në Vlorë, ku u dhunua avokati i ish-presidentit...

Lexo më shumë

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
8 Shkurt, 2026

Autoritetet franceze kanë arrestuar pesë persona pasi një gjyqtare dhe nëna e saj u rrëmbyen dhe u mbajtën peng për...

Lexo më shumë

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
8 Shkurt, 2026

Zyrtarë të lartë të mbrojtjes izraelite i kanë paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se programi iranian i raketave balistike përbën një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com