Kronikë

Rama e quan të vdekur/Berisha shtyn Alibeajn dhe i merr foltoren


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:53 - 21/04/22 |
Opi Nion

Ish-kryeministri-Sali Berisha është përfshirë në një incident në foltoren e Kuvendit.

Gjithçka nisi pas fjalës së kryeministrit Edi Rama, i cili duke folur për zgjedhjen e presidentit të ri përmendi opozitën dhe ish-kryeministrin Berisha.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë dashur të replikojnë me Ramën.

I pari në foltoren e Kuvendit ka mbërritur Alibeaj dhe pak sekonda mbërriti dhe Berisha, i cili ka shtyrë Alibeajn për të marrë fjalën.

Pas këtij gjesti Alibeaj ka vendosur të largohet dhe të lërë Berishën në foltore, por kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla nuk i ka dhënë fjalën.

Më pas kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i ka tërhequr vëmendjen ish-kryeministrit Sali Berisha për sjelljen ndaj deputetit apo kreut të grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj./Opinion.al

Pas