Politikë

Rama e quajti mbetje, Berisha publikon ‘kartolinën’: Njeriu që nuk heq…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:17 - 13/11/20 |
Al Do

Mbrëmjen e djeshme kryeministri Rama shpërtheu në akuza ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Ish-kryeministri është një mbetje organike e papërpunueshme. Kaq! Nuk kam më asnjë fjalë për atë dhe mos ma sill më. Ai qelbet mbi dhe. Ky është zotëria. Jam shumë krenar që as nuk më ka shkuar mendja ta votoj ndonjëherë.”, tha Rama në një studio televizive.

Sot ka ardhur edhe reagimi i ish-kreut të demokratëve. Në një postim në Facebook, Sali Berisha ka publikuar një fotomontazh të intervistës së Ramës, të cilën e quan kartolinë për kryeministrin.

Një kartolinë me plot materie organike të patretshme për njeriun që nuk heq halen nga goja nga mëngjesi gjer në darkë!!”, shkruan Berisha./ Opinion.al

Pas