Vetëm një ditë pasi kryeministri, Edi Rama paralajmëroi në konferencën për media se subjektet që kanë zënë pa lejë hapësirat e plazhit të largohen vetë ose do të largohen nga policia, ka nisur këtë paradite në Durrës aksioni për zaptimin e paligjshëm të rërës në bregdetin e këtij qyteti.
Sipas news 24 në terren janë dy grupe me policë bashkiakë dhe të Policisë së Shtetit.
Paraprakisht mësohet se deri në këto momente janë sekuestruar shezlongët dhe çadrat e tre subjekteve. Aksioni po zhvillohet nga Ura e Dajlanit tek Iliria,si dhe nga Përroi i Agait deri te Shkëmbi i Kavajës.
Aksioni i policisë është në zhvillim e sipër për të gjitha ato subjekte që kanë zënë territor plazhi pa leje zyrtare./Opinion.al