Aktualitet

Rama: E pakonceptueshme, të paguash që Luli të flejë në Kryeministri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:05 - 04/04/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me përfaqësues të biznesit të vogël në Fier, në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se qeveria u ka dhënë atyre taksë dhe TVSH zero, ndërsa PD me taksën e sheshtë do t’ua rrisë në 9%.

Më tej, Rama tha se këtu nuk bëhet fjalë se cilin ke më shumë qejf apo inat, por është logjikë biznesi, pasi secili nxjerr fitimet e tij.

“Besoj se për biznesin e vogël është dita më e mirë që do ta zgjasim me votë taksën zero dhe TVSH zero. Sigurimet shëndetësore e shoqërore nuk janë për shtetin, por për shëndetin dhe pensionin. Ndërsa taksa zero dhe TVSH zero mbetet një qasje unikale në të gjithë rajonin tonë. Është e paimagjinueshme që në këto kushte një biznes i vogël pavarësisht se mund të mos dojë të shohë Ramën dot me sy, duhet të votojë taksën zero, pasi taksa e sheshtë që ofron Luli është taksa tipike e në qasje brutrale kapitaliste ku mbështet të pasurit.  Cilido që merret më biznes të vogël sot se kuptoj dot të votojë taksën e sheshtë dhe 9 % direk taksë nga zero që e kanë. Pra të paguash taksë që Luli të shkojë të flejë në Kryeministri, kjo është gjë e pakonceptueshme, sado inat ta kesh Gramoz Ruçin apo Edi Ramën, kur vjen puna xhepi yt fut dhe nxjerr fitimet e tua. Këtu nuk flitet më sa inat ke njërin dhe sa qejf ke tjetrin. Nuk është logjikë biznesi kjo”, tha Rama./Opinion.al

Pas