Ramush Haradinaj, kryeministri në detyrë i Kosovës, ka folur në lidhje ma padinë për shpifje që i është bërë nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Gjatë një interviste televizive, Haradinaj është shprehur se veprimet e kryeministrit të Shqipërisë janë një paturpsi. Kryeministri në detyrë i Kosovës tha se duhet të ishte ai që duhej të ngrinte padi ndaj Ramës pasi “ka qenë një fanatik i ndarjes së Kosovës”.
“Kam marrë informacion nga emdiat, por nuk kam marrë konfirmim nga gjykatat dhe nuk di se çfarë ka në padi. Unë u kërkoj falje qytetarëve për këtë debat, por kjo është një paturpsi e Ramës që ka bërë këtë padi. Pasi ai që duhet të bënte një padi kam qenë unë, pasi Rama ka qenë një fanatik i ndarjes së Kosovës. Kjo është skajshmëria e Kosovës, ai i ka bërë faje Kosovës dhe tërhiqet në këtë paturpsi të tijën. Rama po bën hajgare me këtë padi ndaj meje”, u shpreh Haradinaj.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar më herët se ka ngritur padi në Gjykatën e Prishtinës ndaj Haradinajt, ku e akuzon për shpifje në lidhje me deklaratat e tij për ndarjen e Kosovës./Opinion.al