Edhe nga Librazhdi, Edi Rama ka akuzuar opozitën sa i përket vendimit të saj për të djegur mandatet, Në një fjalim të mbushur me batuta dhe ironi për liderët e opozitës, Rama tha se Partia Socialiste do fitojë edhe në qytetet që kanë qenë bastione të Partisë Demokratike në vitet që ka qenë në pushtet Sali Berisha.
“Atyre ju merret fitorja nga duart, po ka një mënyrë shumë të thjeshtë për ta arsyetuar, jo vetëm në Librazhd por në të gjithë vendin. Ne i kemi mundur ata kur kishin Saliun, tani ka demokratë me mend në kokë të thotë se ishte më kollaj të mundje Saliun në të gjithë vendin, sesa të mundesh Lulin me gjithë fallxhoren që ka përkrahu. I kemi mundur me herë të tëra, Saliun me gjithë shtetin e tij dhe nuk mundkemi dot Lulin? Si është kjo? Nëse nuk e mundim dot, ose se kemi mundur dot deri më sot në Tropojë, jo së ishte më i fortë Saliu, por ne nuk kemi qenë më të mirët, por në 30 Qershor do ti mundim dhe në Kukës, shumë më thellë seç i mundëm më parë, sepse nuk ka demokratë, se socialistë jo e jo, të thotës se në këto vite PD është bërë më e fortë dhe kryetari është bërë më i zoti?”, tha kryeministri.
Ndërsa për qytetin e Librazhdit kreu i qeverisë, tha se është bërë shumë punë dhe ka patur shumë investime.
“Këtu ku jemi ishte një gropë dhe sot është sheshi mikpritës, i një qyteti ku po investohet dhe janë krijuar hapësira të reja për punësim. Ndërtohen, ura, shkolla dhe krijohen kushte për të mbështetu ata që punojnë me tokën, Në këtë bashki kemi patur rezultate shembullore”./Opinion.al