Politikë

Rama: E kotë të harxhosh kohë me atë që serviret si gazetari


               Publikuar në : 15:38 - 10/08/19 |
Al Do

Disa minuta pasi Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e quajti reportazhin ‘Narcotica’ të Rai3 një mishmash televiziv të denjë për ‘fake news’ ka ardhur edhe reagimi në mbështetje i kryeministrit Rama.

Nëpërmjet një statusi në Twitter Rama shkruan se është e kotë të harxhosh kohë me materiale që serviren si gazetari por sipas tij nuk kanë lidhje me gazetarinë.

Ajo që vlen sipas kryeministrit janë reformat, punët dhe veprat. Faktet e përmendura në reportazhin e Rai3 Rama i cilëson si baltë e cila “do të fshihet nga uji i kohës”.

“S’kemi ç’bëjmë!E kotë të harxhosh kohë me shumëçka sot serviret ende si gazetari,po me gazetarinë s’ka pikë lidhje. Çka vërtetë vlen çdo minutë janë reformat,punët,veprat. Ato do të flasin,kur llafet t’i ketë marrë era dhe baltën ta ketë fshirë uji i kohës” shkruan Rama në Twitter duke i bashkëngjitur edhe linkun e statusit të ministrit Lleshaj në Facebook. /Opinion.al

 

Pas