TIRANE- Vetëm pak ditë pasi u kthye në Tiranë, ish-ambasadori ynë në Turqi, Genc Muçaj është punësuar pranë Kuvendit të Shqipërisë. Ai u emërua në 2013 dhe u largua nga kjo detyrë 2 muaj më parë. Ambasador në Turqi, Ministria e Jashtme çoi Gent Gazhelin.
Por diplomati i sapokthyer, i cili nuk u emërua më në detyra jashtë vendit është marrë në punë nga Ilir Meta. Ai i ka besuar Muçës, Drejtorinë e Marrëdhënieve Dypalëshe dhe Shumëpalëshe, brenda Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë.