Kryesore

Rama e ftoi në bashkëpunim,Basha:Nuk do jetë kurrë pjesë e qeverisjes sonë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:45 - 14/04/21 |
el ida

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reguar pas një deklarate të Kryeministrit Rama që shprehej i gatshëm për bashkëpunim me opozitën pas zgjedhjeve të 25 Prillit.

“Në 25 prill shqiptarët do votojnë numrin 9 për ta larguar Ramën dhe ai nuk do jetë kurrë pjesë e qeverisjes sonë. Koha e tij ka mbaruar. Ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do fitojë”, shkruan Basha në një reagim në tuiter.

Më herët Kryeministri Rama, tha gjatë një interviste televizive, se Basha duhet të ndahej nga Meta e Berisha për të patur një bashkëpunim me të.

“Pas 25 prillit jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitën, dhe me Bashën, por me një kusht të thjesht që të ndahet nga Meta dhe Berisha. Për të transformuar një jetë politike që është realisht që është kthyer në stres për shqiptarët. Bashkëpunim ngushtësisht si në vendet që ne duam të arrijmë dhe atyre që ne duam t’i ngjajmë, nuk flas për gjëra konkrete, se ne do kemi shumicën, pra nuk do të kemi probleme të kësaj natyre, por sidoqoftë në emër të shumicës unë jam shumë i gatshëm të shkoj përtej politikës së këtyre viteve dhe të angazhohem që politika e ardhshme të jetë 100% në dispozicion të projektit ekonomik,  të mirëqenies shqiptare, dhe asnjë përqind e fokusuar te vetëvetja, te politikanët, jo te konfliktet dhe idiotësisë. A do e pengojë këtë bashkëpunim Meta dhe Berisha? Duhet që Lulzim Basha ta thotë që do të ndalhet plotësisht prej tyre”, tha Rama më herët./Opinion.al

 

Pas