Kryesore

“Rama e Basha e përzunë nga Shqipëria”,Berisha për Kuvendin: Sollëm votën e lirë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:27 - 03/05/22 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha është në një konferencë për mediat, ku po komenton zhvillimin e Kuvendit të PD të mbajtur më 30 prill.

Berisha e konsideroi Kuvendin e demokratëve një sukses të plotë.

Ai u shpreh se premtimi solemn ishte vota e lirë, të cilën Rama dhe Basha “e përzënë nga Shqipëria”.

Jam sot para jush për të paraqitur disa nga tiparet më kryesore, zhvillimet më të rëndësishme të Kuvendit të PD. Një proces që nisi në gjysmën e dytë të shtatorit u finalizua me sukses të plotë në Kuvendin e 30 prillit. Ata që rikujtojnë hapat e parë të kësaj lëvizje, premtimet më të para gjatë saj do të gjejnë se vota e lirë ishte premtimi më solemn që u bëmë demokratëve shqiptarë. Theksova para tyre se ne sollëm në Shqipëri votën e lirë, ndërkohë Edi Rama dhe për ngjashmëri Lulzim Basha e përzunë atë nga Shqipëria. Ne do e rikthejmë atë, ky ishte zotimi ynë solemn. Në ato ditë deri më sot PD kaloi procese si kurrë ndonjëherë më parë, kuvende gjigantë, referendume, kaloi në zgjedhje në çdo seksion dhe së fundi në Kuvendin e datës 30 prill ajo bëri zgjedhjet për forumin më të rëndësishëm që është Këshilli Kombëtar. Në këtë proces ka patur dominim absolut vota e lirë”,-tha Berisha.

Pas