Kryesore

Rama: E ardhmja e drejtësisë nuk është blozë, edhe pse tani nuk është rozë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:36 - 21/01/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka nisur një komunikim “live” me ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook” ku ka folur rreth drejtësisë për çështjen e 21 janarit.

Sipas Ramës , qeveria e tij “e ka shlyer pjesën e detyrimit që na takon me dëshmorët e 21 janarit”.

Unë besoj se e kemi shlyer pjesën e detyrimit që na takon me dëshmorët e 21 janarit. E kam fjalën për Reformën në Drejtësi, e cila përgojohet dhe denigrohet përditë nga armiqtë e saj”,-deklaroi Rama.

Ndër të tjera Rama u shpreh se e ardhmja e drejtësisë nuk është blozë dhe se Partia Socialiste e ka vendosur këtë gur themeli në sistemin e drejtësisë.

E ardhmja e drejtësisë nuk është blozë, edhe pse tani nuk është rozë. Partia Socialiste mori përsipër që të vendosë këtë gur themeli në sistemin tonë të drejtësisë. E di që durimi është mall i rrallë në këtë vend, sidomos kur kërkohet drejtësi”,-u shpreh Rama./Opinion.al

Pas