Kryeministri Edi Rama, pak minuta më parë, në takimin me drejtuesit e Policisë së Shtetit, ka folur për punën e bërë nga policia në këto vite qeverisje, sipas të cilit, rezultatet janë krejtësisht të pakrahasueshme me atë të paraardhësve.
Në fjalën e tij, kryeministri Rama është ndalur edhe në vrasjen e drejtuesve të policisë, i cili theksoi se nuk krahasohemi me më parë, pasi atëherë policia ishte inekzistente.
Rama: Nuk krahasohemi me më parë, nuk ka asnjë krahasim me më parë, atëherë policia ishte inekzistente, atëherë komisarët e policisë vriteshin si pula rrugëve, ma thoni nëse e kam gabim, kujtoj disa funerale që unë si kryetar i opozitës kam ardhur në nderimin e komisarëve të vrarë rrugëve si pulat.