Kryeministri Rama njoftoi se po udhëton drejt Brukselit sëbashku me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut.
Në një video mesazh në Facebook, Rama tha se qëndrimi i Gjermanisë për çeljen e negociatave vazhdon të mbetet pozitiv dhe ajo po përpiqet për të bindur skeptikët. Ndërkaq kryeministri cilësoi se qëndrimi i Francës mbetet kundërshtues ndaj negociatave.
Megjithatë sipas Ramës, Franca i ka njohur arritjet e Shqipërisë dhe në këtë proces është duke kërkuar më shumë nga vetë BE-ja.
“Sot Merkel dhe Macron do të takohen në Tuluze, një nga temat do të jetë vendimmarrja për negociatat. Merkel po përpiqet itensivisht për një ‘PO’ për të dyja vendet, por qëndrimi i Macron nuk përkon për momentin me atë të shumicës së vendeve anëtare. Nuk jam as optimist dhe as pesimist, por gjykoj që po bëhet maksimumi dhe më e mbështetur se sot Shqipëri nuk ka qenë asnjëherë.
Edhe Franca e njeh dhe vlerëson progresin e bërë ashtu sikur kërkon shumë më tepër nga BE-ja sesa nga Shqipëria dhe Maqedonia. Po nisëm në Bruksel me Zaev për të takuar kryeministrat e qeverive socialiste në një format në funksion të nevojës për të pasur sa më shumë aleatë në tryezën e mbrëmjes së pasnesërme” tha Rama./ Opinion.al