Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: Do të tërheq padinë për shpifje ndaj Haradinajt

2020/06/30 at 3:25 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Përse nuk u takua Rama me Haradinajn, Limaj: Në fakt një tension është…

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se do të tërheqë padinë për shpifje ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Dekalrata e Ramës u bë gjatë një konference për mediat në Kosovë, ku ndodhet në një vizitë dy ditore.

Kryeministri Rama ngriti një padi prej 30 faqesh ndaj Haradinajt. Rama pretendonte se Haradinaj ka shpifur ndaj tij për deklaratat që i ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë padi përmenden disa emisione të transmetuar,a në të cilat Haradinaj ka folur për këtë temë dhe e ka akuzuar Edi Ramën, që së bashku me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe Presidentin e Serbisë Aleksander Vuciç, kanë nisur idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Unë mendoj se shpifja është një nga të këqijat e mëdha që politika shqiptare, në Shqipëri dhe Kosovë i ka bërë popullit dhe brezit të ri duke i ngulitur të kundërtën e asaj që prindërit tanë dhe prindërit tuaj janë përpjekur të na mësojnë kur kemi qenë të vegjël, duke legalizuar si instrument një nga aktet më të ulëta që mund të bëjë njeriu, që është shpifja. Është bërë kaq normale shpifja saqë vërtetë e kuptoj që njerëzit edhe mund të mendojnë – çne një padi për shpifje. Kjo padi për Ramushin ka bërë më shumë zhurmë sepse është e pazakonshme, por unë kam 22 të tilla me figura politike që unë i kam në proces, por dëshiroj që të kem mundësinë që djalit tim t’i lë një tufë fletësh që t’i ketë dhe që ta ndihmojnë të kuptojë se si mund të shpjegojë dhe interpretojë lajmet e pafundme që do të ndeshë me siguri kur të hyjë në Google dhe të shkruaj “Edi Rama”, ku do të lexojë për një monstër të të gjitha të zezave të mundshme dhe mund apo s’mund ta ketë mundësinë të më pyes mua, sepse kështu është jeta. Kjo është arsyeja pse unë kam 22 gjyqe. Çfarë duhet të bëja unë në rastin konkret? Shpifja në fjalë nuk është nga ato të zakonshmet fare, ashtu siç është edhe mitologjia e pazarit të territoreve, historia do të dëshmojë sesi një hapësirë debati u transformua në një arenë, ku disa shqiptarë u përpoqën të vrasin disa shqiptarë, por unë nuk mendoj se njerëzit ndahen në patriotë dhe tradhtarë sepse kanë opinione të ndryshme. Ramushit i kam kërkuar takim, ta vizitoja në shtëpi apo seli dhe si paditës që shkon tek i padituri, besoj se nuk ishte ai që ulej duke më hapur derën, për më tepër që do të diskutoja me të edhe për këtë çështje që është shumë më e madhe se ne të gjithë. I kam njoftuar që nuk do të bëjë komunikimi me mediat të vazhdueshme te çdo derë, ku do të bëja një konferencë dhe do të tërhiqja padinë, jo se ajo është e vogël, por sepse çështja e sotme është shumë më e madhe. Sa më takon hiq atë pjesë, gjithçka tjetër është pa problem. Padia do të tërhiqet”, tha Rama./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Maqedonia e Veriut, regjistrohen 4 viktima

Maqedonia e Veriut, regjistrohen 4 viktima

Ndalohet 35 vjeçari me “Porsche” në Elbasan, i sekuestrohen 40 mijë paund

Ndalohet 35 vjeçari me "Porsche" në Elbasan, i sekuestrohen 40 mijë paund

Studentët kërkojnë anulimin e tarifave, reagon ministria e Arsimit

Besa Shahini shpall datën e zgjedhjeve në universitete

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com