Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: Do të rrisim pagat për mjekët dhe infermierët

2021/05/12 at 7:20 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama: Do të rrisim pagat për mjekët dhe infermierët

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në takimin e zhvilluar me infermierët.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama u zotua se rritja e rrogave për bluzat e bardha do të fillojë pas formimit të qeverisë së re.

Kryeministri tha se rritja e rrogave do të shkojë nivelin 40 %. Po ashtu, kreu i qeverisë u ndal dhe tek rastet korruptive në sistemin e shëndetësisë, duke thënë se ata nuk janë përfaqësuesit e infermierëve dhe mjekësve shqiptarë.

“Kjo është dita për të thënë që ne nuk do ia kishim dalë dot, as më shumë më pa sesa kaq, nëse nuk do të kishim investuar me të gjitha forcat, edhe pse jo të mjaftueshme mundësitë tona për ta ngritur në një nivel tjetër spitalet, pagën e mjekëve dhe infermierëve, e për t’i krijuar kushte të mira pune dhe atë parakusht të domosdoshëm që ka munguar. Nga ana tjetër dua t’ju them përsëri dhe sot kur zgjedhjet kanë mbaruar që rritja e pagës së infermiereve dhe infermierëve ka qenë e konsiderueshme, por e pamjaftueshme. Angazhimi ynë për të arritur pagën brenda mandatit të ri, në 40% akoma, është angazhim që mbetet dhe që do e përmbushim 100%. Për t’u mos u zgjatur në shumë gjëra që ia vlejnë të thuhen në një ditë si ky, dua të nënvizoj edhe diçka tjetër. Ne flasim për vaksinat dhe vaksinimet, është legjitime të jemi krenar për çka kemi arritur, sepse normalisht kemi bërë detyrën, por padiskutim edhe të tjerë si ne do të kishin dashur të bënin detyrën, po ja që jo të gjithë sot ne jemi në të njëjtën pozicion. Është krenari ta shohësh Shqipërinë në pjesën e sipërme të klasifikimit të vendeve Evropiane, ashtu sikundër, është kënaqësi të shohësh që Shqipëria së bashku me Finlandën janë dy vende me riskun më të ulët në Evropë, në këtë moment. Kjo luftë s’ka mbaruar e ne do të vazhdojmë të bëjmë tonën. Përtej asaj që kemi bërë ne për të siguruar vaksinat e përtej rezultatit, jo vetëm organizimi që sigurisht është meritë e pamohueshme e ministres, por puna juaj çdo ditë në të gjithë sistemin e vaksinatorëve, është fantastike. Disiplina, korrektesa, serioziteti, profesionalizmi, është mbresëlënës, prandaj respektit e mia më të sinqerta për këtë fakt dhe padiskutim që ky fakt na jep shumë energji e shumë besim akoma se në të gjithë procesin e transferimit të shëndetësisë, do të mbështetemi tek njerëz si ju. Jam i kaqardhur që sa herë ndodh në mjedisin publik, dalin pamjet e një ane të errët, neveritshme, të gjithë kësaj përpjekje, për shkak të individëve të caktuar që nuk janë në lartësinë e këtij misioni e nuk meritojnë të jenë në mesin e qytetarëve të lirë. Unë e di shumë mirë, ne e dimë, që individë të atillë nuk janë përfaqësuesit e armatës suaj. Ne e dimë shumë mirë që shumica dërrmuese e infermierëve dhe infermierëve të Shqipërisë janë heronj, e jo njerëz të ulët që fusin duart në xhepat e familjarëve për të bërë detyrën në raport me pacientët. Përfitoj nga rasti që ju kam përballë ju, nëpërmjet jush dhe kolegët tuaj, për t’iu thënë që nuk duhet të ligështoheni nga balta që e merrni të gjithë bashkë. Mos humbni sensin e punës së jashtëzakonshme që jeni duke bërë, mos harroni për asnjë sekondë dhe duhet të jeni krenarë, ku dilni nga shtëpia për të shkuar në punë, e iu bie për t’u kthyer në shtëpi. Sepse ajo që po bëni për popullin shqiptarë është historike”,-tha Rama./ Opinion.al

Etiketa: edi ramainfermieretpagat

Ju sugjerojmë

PS gati të marrë “territorialen, PD: Do marrim pjesë në komision
Kryesore

PS gati të marrë “territorialen, PD: Do marrim pjesë në komision

2 Shkurt, 2026 5:01 pm
Trump kërcënon të padisë komedianin Trevor Noah për shakanë me Epstein
Bota

Trump kërcënon të padisë komedianin Trevor Noah për shakanë me Epstein

2 Shkurt, 2026 4:57 pm
Grupi i PD përçahet për bojkotin e komisioneve, Berisha: Vendimin e merr kryesia
Kryesore

Grupi i PD përçahet për bojkotin e komisioneve, Berisha: Vendimin e merr kryesia

2 Shkurt, 2026 4:01 pm
I doli në dosjen “Epstein”, ish-presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur e as takuar
Rajoni

I doli në dosjen “Epstein”, ish-presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur e as takuar

2 Shkurt, 2026 4:00 pm
Deputeti i PD kundër Berishës për bojkotimin e reformës territoriale
Kryesore

Deputeti i PD kundër Berishës për bojkotimin e reformës territoriale

2 Shkurt, 2026 3:48 pm
Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura miliona dokumente
Bota

Epstein, trafik organesh nga Maqedonia, trutë e 1000 personave u trafikua nga Shkupi

2 Shkurt, 2026 3:43 pm
Ronaldo “bojkoton” Al Nassr, krisen marrëdhëniet me arabët
Sport

Ronaldo “bojkoton” Al Nassr, krisen marrëdhëniet me arabët

2 Shkurt, 2026 3:41 pm
Macron kishte kërkuar ndihmën e Epstein, çfarë thuhet në dosje
Bota

Macron kishte kërkuar ndihmën e Epstein, çfarë thuhet në dosje

2 Shkurt, 2026 3:37 pm
Dosjet Epstein, emri i Vladimir Putinit përmendet mbi 1 mijë herë
Bota

Dosjet Epstein, emri i Vladimir Putinit përmendet mbi 1 mijë herë

2 Shkurt, 2026 3:35 pm
25-vjeçari nga Saranda arrestohet duke vjedhur në Kavajë
Kronikë

25-vjeçari nga Saranda arrestohet duke vjedhur në Kavajë

2 Shkurt, 2026 3:09 pm
Para
Rama refuzon çmimin nga Urdhri i Infermierit: Nuk e meritoj

Rama refuzon çmimin nga Urdhri i Infermierit: Nuk e meritoj

Negociatat/ Bullgaria nuk heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut

Negociatat/ Bullgaria nuk heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut

Greqia prezanton projektligjin e punës

Greqia prezanton projektligjin e punës

TE FUNDIT

PS gati të marrë “territorialen, PD: Do marrim pjesë në komision

PS gati të marrë “territorialen, PD: Do marrim pjesë në komision
2 Shkurt, 2026

Pasi deputetët i dolën kundër për bojkotin e Reformës Territoriale, duket se Sali Berisha është tërhequr. Bashkëkryetari Luçiano Boçi deklaroi...

Lexo më shumë

Trump kërcënon të padisë komedianin Trevor Noah për shakanë me Epstein

Trump kërcënon të padisë komedianin Trevor Noah për shakanë me Epstein
2 Shkurt, 2026

Presidenti Donald Trump ka sulmuar ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy dhe prezantuesin e mbrëmjes, Trevor Noah. Pas një shakaje...

Lexo më shumë

Grupi i PD përçahet për bojkotin e komisioneve, Berisha: Vendimin e merr kryesia

Grupi i PD përçahet për bojkotin e komisioneve, Berisha: Vendimin e merr kryesia
2 Shkurt, 2026

Duket se vendimi i opozitës për të bojkotuar komisionet, ka përçarë grupin e Partisë Demokratike. Në mbledhjen me dyer të...

Lexo më shumë

I doli në dosjen “Epstein”, ish-presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur e as takuar

I doli në dosjen “Epstein”, ish-presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur e as takuar
2 Shkurt, 2026

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar ndaj raportimeve që përfshijnë emrin e saj në dosjen “Epstein”, duke i cilësuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com