Kryeministri, Edi Rama në fjalën e mbajtur në seancën plenare të ditës së sotme ka deklaruar se Shqipëria ka taksat më të ulëta në rajon. Sipas tij, s’ka në rajon taksa zero për biznesin vogël. Më tej kreu i qeverisë bëri me dije se së shpejti qeveria do të sjellë një propozim që të zerojë pagat deri në 500 mijë lekë.
“Shqipëria ka taksat më të ulëta. S’ka në rajon biznes me zero taksë, apo taksë zëro për pagat, deri në 400 mijë lekësh. Së shpejti do të sjellim propozimin që ta zerojmë deri në 500 mijë lekë. Nga del këtu që paskemi taksën më të lartë të punës. Këtu kam raportin që flet për punësimin. Përtej aludimeve, unë di këtë që kur ne kemi marrë detyrën, të regjistruar në total në punë ishin 349 mijë vetë. Di këtë që sot të regjistruar janë 707 mijë persona.”, tha Rama.