Gazetari Armand Shkullaku ka vënë në lojë dje kandidaten e PS në Korçë, Elisa Spiropali.
Shkullaku, duke folur te “Zonë e Lirë” ku ishte e pranishme dhe Spiropali filloi ta ngacmonte atë. “Elisa besoj e di se në kohën e Skënderbeut nuk mund të flitej për nocionin e shtetit si sot”, tha ai, duke ngacmuar Spiropalin.
Në një tubim në Tiranë, Spiropali tha se vetëm Rama mund të përmbushë amanetin e Skënderbeut dhe rilindësve të Shqipërisë.
Ndërsa edhe vetë moderatori Arjan Çani i tha Spiropalit se ajo i kishte shkelur syrin Ramës me deklaratën për rlindasit.