Aktualitet

Rama: Do jetë një vit shkollor shumë herë më i gjatë e më i vështirë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:17 - 01/09/20 |
Al Do

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij para drejtorëve rajonalë të Zyrave Arsimore tha se ky do të jetë viti më i gjatë dhe më i vështirë shkollor.

Rama njoftoi se në çdo shkollë do ketë dhe një person të dedikuar nga sistemi i shëndetit publik.

“Të gjitha institucionet arsimore që po marrin masa për fillimin e vitit të ri shkollor duke pasur prioritet ruajtjen e shëndetit janë absolutisht në një sfidë të jashshtëzakonshme jo për të filluar por për të zhvilluar e përfunduar atë, sepse do jetë një vit shkollor shumë herë më i gjatë e më i vështirë se gjithë të tjerët, prandaj pas trajnimeve të vazhdueshme, pajisjen me bazë materiale të nevojshme ku shtohen detergjentë, doreza, maska, dezinfektantë, termometra, do ketë dhe një person të dedikuar nga sistemi i shëndetit publik pranë shkollës. Personat e dedikuar pranë shkollës duhet të jenë kontakti juaj i përditshëm, jo për ti pyetur formalisht, as për ti shtuar presionin normal të kësaj pune, apo normale që në këtë punë të kenë presion më të madh por për ti inkurajuar frymëzuar e gjendur pranë duke këmbyer informacion e duke qenë ju ata që garantoni të gjithë observimet e lëre më pastaj kërkesat apo ankesat e tyre të ndiqen në kohë reale”, tha Rama.

Kryeministri tha se procesi i vijëzimeve te nevojshme për mënyrën  e futjes në shkolla po përfundon e sigurimi i distancës fizike 1.5 metra është domosdoshmëri. Ai kërkoi që kjo punë të bëhet me përkushtim e jo me britma.

“Thënë kjo, është absolutisht e domosdoshme që të kuptohet drejt e thelle jo vetëm nga ju, që s’bëhet fjalë për të vendosur në rresht persona adult, burra e gra djem e vajza që janë në moshën e tyre të pjekurisë, bëhet fjalë për të disiplinuar sjelljen në mjedisin social të një grupi moshash shumë delikate. Prandaj duhet që ky proces të kryhet me përkushtim të madh jo me britma e masa shtrënguese për njërin e tjetrin por me përpjekje për ta shpjeguar pse-në”.

Rama theksoi se e domosdoshme per drejtuesit arsimore eshte qe ti qendrojne prane dhe mesuesve, pasi ka nga ata qe nuk jane te disiplinuar per situaten ku ndodhemi.

“Beteja juaj e përditshme lidhet dhe me nevojën për të mbajtur parasysh që jo të gjithë mësuesit janë lehtësisht të disiplinueshëm brenda kësaj kornize të re se dhe mësuesit janë njerëz që vijnë nga një jetë familjare që kanë streset e tyre, nëna që kanë fëmijët e tyre në shtëpi e s’janë robot, duhet që edhe ata të jenë nën përkujdesjen, jo kontrollin tuaj”, tha ndër të tjera kryeministri Rama. /Opinion.al

Pas