Kryesore

Rama: Do jepja gjithçka, të mos isha unë këtu ku jam sot


               Publikuar në : 00:16 - 27/03/20 |
Opi Nion

“Do jepja gjithçka, vetëm të mos isha unë këtu ku jam sot”. Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në televizionin “News 24”, lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi në vend.

Duke  thënë se i trembej edhe ditës kur do të kthehemi në normalitet, pasi nuk e di si do të jetë, Rama tha se nuk i intereson çdo të ndodh më pas me politikën apo kush i fiton zgjedhjet.

“Sikur të më thonë, që njerëzit do ta fitojnë këtë luftë, nëse ti nesër nuk do jesh në zgjedhje, unë do kisha firmosur sot me kënaqësinë më të madhe fundin e kësaj lufte. Do jepja gjithçka, vetëm të mos isha unë këtu ku jam sot. E kam mendjen vetëm te një pikë, dita kur do të kthehemi në normalitet, nuk e di si do të jetë. Nuk më intereson fare, fare, fare, çfarë do të jetë më pas historia politike dhe aq më pak se kur janë zgjedhjet, kush i fiton. Nëse të gjithë ata që iu ra bretku kaq vite “Rama ik, Rama ik”, gjejnë rrugët të bindin virusin të largohet nesër, unë iki dhe jo vetëm, por bëj një festë të madhe”, tha Rama.

Kryeministri ka qenë prezent në mënyrë të vazhdueshme në rrjetet sociale me thirrjet drejtuar qytetarëve për të respektuar izolimin, ndërkohë që një ditë më parë ai ka dalë vetë në terren për të parë respektimin e rregullave nga qytetarët shqiptarë./Opinion.al

Pas