Aktualitet

Rama: Distancë edhe për tezgat në tregje


               Publikuar në : 16:43 - 27/03/20 |
Opi Nion

Ndërsa masat kundër koronavirusit dhe izolimi vijon të përshkallëzohet, Kryeministri Rama ka kërkuar një tjetër element të shtuar, lidhur me sigurinë e tregjeve ku kryhen pazare. Ai ka kërkuar nga  kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, por edhe nga kryebashkiakët e  rretheve, që në vendet ku ka tregje ushqimore, tezgat të jenë të larguara në një distancë të caktuar.

“Nga nesër ky problem do të zgjidhet dhe tezgat me ushqime do të jenë të ndara në distancë të baraslarguara. Secili duhet të ketë lejen në telefon që ta shohë Policia. I kam kërkuar kryebashkiakut të Tiranës që nga ky moment deri nesër të mundësojë ndarjen e tezgave në distanca dhe pazari të bëhet pa u detyruar për t’u bërë të gjithë aty. Nga dita e nesërme ky ndryshim do të bëhet dhe nga e hëna do të jetë e tillë. Për tregje në qytete ja kam kërkuar kryebashkiakëve.”- tha Rama./Opinion.al

Pas