Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj po zhvillojnë një takim me presidentin Ilir Meta.
Mësohet se takimi zhvillohet në kuadër të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Po ashtu mësohet se në takim merr pjesë edhe kryeprokuroria Arta Marku dhe kreu i komanduar i SHISH Helidon Bendo.
Mbledhja ka nisur pak pas orës 16:00 dhe nuk ka pasur një njoftim për mediat.
Gjithashtu në qendër të diskutimeve mendohet se janë edhe akuzat e opozitës drejtuar ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.