Prezantimi i projektit për Sheshin Skënderbej ka patur në plan të parë kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.
Veliaj njofton në Fb se është “Gati puna për Sheshin ‘Skënderbej’, për të përfunduar atë që u nis nga Edi Rama, një hapësirë dinjitoze për Tiranën. Një shesh i tëri pedonal, 50% pllaka nga të gjitha trojet dhe 50% pemë nga i gjithë vendi, simbol i bashkimit kombëtar”.
Edi Rama u futografua me një palë dylbi tridimensionale, duke u paraqitur në një version futurist, duke parë ndoshta projektin e Sheshit në 3D.
Kryebashkiaku Veliaj mbërriti me biçikletë në takim.
Në këtë mënyrë, mes mes dy udhëheqësit socialist aktual dhe atij të mundshëm të viteve në vijim, u bë një gërshetim modernist me një vështrim drejt së ardhmes./Mapo