Kryeministri Edi Rama ishte sot në Shkodër, ku së bashku me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu dhe Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës Benet Beci vizitoi mjediset e reja dhe u takua me mjekë dhe stafin drejtues të Poliklinikës së re të specialiteteve.
Ministrja Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu, tha se Poliklinika e re e Specialiteteve është e ndërtuar tërësisht nga e para, jo vetëm me pajisjet, por edhe me infrastrukturë tërësisht të rehabilituar.
“Kjo është Poliklinika e Specialiteteve në Shkodër e ndërtuar tërësish nga e para, jo vetëm me pajisje, por edhe me infrastrukturën tërësisht të rehabilituar që tashmë zgjeron kabinetet dhe shërbimet. Ndërkohë zgjerohen kabinet e shërbimeve nga 14 shërbime që ofroheshin në këtë poliklinikë, aktualisht jemi në 22 shërbime. Pajisja DEXA është një pajisje që vlerëson densitetin e kockës dhe për gratë është shumë e rëndësishme.
Vazhdojmë me grafinë, e cila është gjithashtu një pajisje diagnostikuese që i ka munguar qytetit të Shkodrës në poliklinikë, ofrohej vetëm në spital. Kemi kabinetin e mamografisë. Ndërkohë që një nga politikat për të diagnostikuar në kohë kancerin e gjirit për gratë një fushatë që zhvillohet ne fakt gjatë muajit tetor tashëm është bërë rutinë dhe ne kemi vendosur që të zhvillojmë diagnostikime falas me aparaturat e monografisë pa sistem referimi në çdo qark të vendit, në çdo muaj. Në muajin janar është në Shkodër që diagnostikimi do të referohet drejtpërdrejtë pa patur atë ecejaket në sistemin e referimit”, tha Koçiu.