Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Rama dhe Ekonomi pinë ujë me të njëjtën…”, Berisha: Si të ishte kurativ

2022/04/21 at 3:00 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Rama dhe Ekonomi pinë ujë me të njëjtën…”, Berisha: Si të ishte kurativ

Në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për projektligjin që po shqyrtohet sot në parlament “Për ratifikimin e kontratës financiare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për programin “UKT Shpërndarja e Ujit”.

Berisha tha se dhe ky investim si të gjitha investimet e tjera do të grabitet. Teksa solli në vemendje nje episod të fushatës në Krujë ku Rama dhe Ekonomi inaguruan ujësjellësin dhe pinë ujë nga e njëjta shishe, Berisha tha se qyteti i Krujës sot është pa ujë.

Më tej ish-kryeministri theksoi se me rezervat ujore që ka Shqipëria mund të ketë ujë 24 orë, por sipas tij uji, rrugët, punët publike mbeten, ritenderohen sepse fondet vidhen.

“Diskutohet këtu për një vepër ujësjellësi, por natyrisht asnjë deputet nuk mund të përqendrohet vetëm te një marrëveshje për faktin e vetëm se kanë bindje të plotë se dhe ky investim do të përfundojë si investimet e tjera. Do të përfundojë i grabitur nga organizata kriminale që është në pushtet. Kujt i duket çudi do t’i rikujtoj një skenë gjatë fushatës zgjedhore. Edi Rama bashkë me zonjën Ekonomi u ngjitën në lartësitë e maleve të Krujës, inauguruan ujësjellësin, duartrokitën, madje pinë dhe me të njëjtën gotë ujin e burimit sikur të ishte kurativ, por sot Kruja nuk ka ujë. Sot qytetarët e Krujës nuk kanë ujë dhe nuk kanë ujë prej disa vitesh. Nuk kanë ujë as pas ndërtimit të ujësjellësit. Shqipëria është një vend i bekuar në këtë aspekt sepse me burimet e saj, ajo me një studim të bazuar, mund të çojë ujë në rubinet me rrjedhje të lirë në të 4 anët e vendit. Vetë relievi i saj bën të mundur që ultësira me potencialin e Vaut të Dejës dhe malit të Tomorit të ketë ujë 24 orë, por edhe të cilësisë shumë të mirë. Mirëpo uji, rrugët, punët publike mbeten, ripërsëriten, ritenderohen sepse fondet vidhen dhe nuk investohen. Sepse ndërtohet me çmime në punët publike të paktën 8 herë më të larta se sa ato të standardit europian. Në qoftë se një shkollë në standardin europian ndërtohet me 500 mijë euro, në standardin shqiptar ndërtohet me 3 mln euro. N.q.s në standardin europian 1 km rrugë ndërtohet me 2.1 mln euro në standardin shqiptar ndërtohet me 22 mln euro. për të mos thënë për zhdukje të investimeve publike dhe kur janë mbi 100 mln dollarë.Uroj që ky investim të mos mbetet i vdekur dhe të tjerët të mbushin xhepat me fondet e tij”, deklaroi Berisha.

Ju sugjerojmë

Shijak/ I vuri zjarrin parcelës me ullinj dhe pemë frutore, arrestohet 50-vjeçari
Aktualitet

Shijak/ I vuri zjarrin parcelës me ullinj dhe pemë frutore, arrestohet 50-vjeçari

10 Korrik, 2025 4:44 pm
Rubio:SHBA-ja dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet për paqe në Ukrainë
Bota

Rubio:SHBA-ja dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet për paqe në Ukrainë

10 Korrik, 2025 4:38 pm
Modric firmos për një vit me Milan
Sport

Modric firmos për një vit me Milan

10 Korrik, 2025 4:32 pm
VIDEO/ Zjarri përfshin banesën në Tiranë
Aktualitet

VIDEO/ Zjarri përfshin banesën në Tiranë

10 Korrik, 2025 4:24 pm
Plani europian për Ukrainën, Meloni: I japim Kievit 10 miliardë euro
Bota

Plani europian për Ukrainën, Meloni: I japim Kievit 10 miliardë euro

10 Korrik, 2025 4:17 pm
Shqipëria aspiron anëtarësimin në BE, por Tirana është kthyer në kosh mbeturinash
Aktualitet

Shqipëria aspiron anëtarësimin në BE, por Tirana është kthyer në kosh mbeturinash

10 Korrik, 2025 4:13 pm
Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
Aktualitet

Sherr mes 4 vëllezërve dhe 5 të tjerëve në një lokal, arrestohen dy persona…

10 Korrik, 2025 3:53 pm
Qeveria mirëpret raportin e PE-së: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE-së!
Aktualitet

Qeveria mirëpret raportin e PE-së: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE-së!

10 Korrik, 2025 3:38 pm
U mbyt pasi shpëtoi 2 turistë/Qeveria shpall kapitenin Anamali “Dëshmor të Atdheut”
Aktualitet

U mbyt pasi shpëtoi 2 turistë/Qeveria shpall kapitenin Anamali “Dëshmor të Atdheut”

10 Korrik, 2025 3:08 pm
Vengu në Bazën e Mbështetjes dhe Emergjencave Civile:Hapat e parë drejt modernizimit
Aktualitet

Vengu në Bazën e Mbështetjes dhe Emergjencave Civile:Hapat e parë drejt modernizimit

10 Korrik, 2025 2:51 pm
Para

Balluku po fliste për energjinë, ikin dritat në Kuvend, replika me deputetin e PD

Balla-Berishës: Harroje se mund të kërcënosh kryetaren e Kuvendit, të nxjerrim…

Balla-Berishës: Harroje se mund të kërcënosh kryetaren e Kuvendit, të nxjerrim...

Video/ E përkulur poshtë tryezës, moderatorja del në transmetim live

Video/ E përkulur poshtë tryezës, moderatorja del në transmetim live

TE FUNDIT

Shijak/ I vuri zjarrin parcelës me ullinj dhe pemë frutore, arrestohet 50-vjeçari

Shijak/ I vuri zjarrin parcelës me ullinj dhe pemë frutore, arrestohet 50-vjeçari
10 Korrik, 2025

Policia e Shijakut ka arrestuar një 50-vjeçar, pasi akuzohet se i ka vënë zjarrin një parcele me ullinj dhe pemë...

Lexo më shumë

Rubio:SHBA-ja dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet për paqe në Ukrainë

Rubio:SHBA-ja dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet për paqe në Ukrainë
10 Korrik, 2025

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha të enjten se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja...

Lexo më shumë

Modric firmos për një vit me Milan

Modric firmos për një vit me Milan
10 Korrik, 2025

Luka Modriç sheh menjëherë nga e ardhmja. Menjëherë pas humbjes me Paris Seint Zhermen, që ishte edhe ndeshja e tij...

Lexo më shumë

VIDEO/ Zjarri përfshin banesën në Tiranë

VIDEO/ Zjarri përfshin banesën në Tiranë
10 Korrik, 2025

Një banesë është përfshirë nga zjarri këtë të enjte në zonë e Pazarit të Ri në Tiranë. Siç shihet në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com