Kryesore

Rama dëshmon: Inceneratorët nuk janë në kundërshtim me direktivat e BE



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:44 - 23/02/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në komisionin hetimor për inceneratorët se Bashkimi Europian nuk është kundër ndërtimit të inceneratorëve.

Rama tha gjatë dëshmisë së tij se inceneratorët janë ndërtuar në zbatim të ligjeve dhe nuk janë kundër direktivave të BE.

Jorida Tabaku: A jeni në dijeni të faktit se me ndërtimin e inceneratorëve Shqipëria është në kundërshtim me direktivat e BE?

Edi Rama: Jo, BE nuk është kundër.

Jorida Tabaku: Në 3 progresraportet e fundit BE ka shprehur shqetësim.

Edi Rama: Këtu ishit e saktë. Në pyetjen e parë thatë që BE është shprehur kundër, tani thatë atë që në të vërtetë ka thënë BE. E është e vërtetë që ka shprehur shqetësim sepse nuk është zgjedhja më e preferuar. Çfarë do të thotë nuk është zgjedhja më e preferuar. Po të shikonit gjithë atë paraqitje, BE flet për gjithë atë ulje i ndarjes në burim të mbetjes. BE flet për nivelin shumë të ulët të riciklimit. Sepse këto janë preferencat e BE-së. E fundit, ne nuk kemi ndërtuar inceneratorë, ne kemi ndërtuar impiante të përpunimit të mbetjeve dhe përpunimit të energjisë. Incinerimi është pjesë e këtij komponenti, por është i fundit. Inceneratorët janë impiante të viteve 60-70 që e digjnin komplet produktin dhe nuk prodhonin energji. Është e vërtetë që nuk është zgjedhja më e preferuar e BE sepse BE sot riciklon, e para e punës e ndan në burim, por ndërkohë edhe në vendet me standardet më të larta mjedisore si Suedia, impiantet e prodhimit të energjisë përmes mbetjeve.

Pas