Aktualitet

Rama “dënoi” kolegun e tyre, gazetarët protestojnë para kryeministrisë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:30 - 04/07/22 |
Opi Nion

Gazetarët kanë dalë në protestë pas sjelljes së kryeministrit Edi Rama ndaj medias.

Gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile  protestojnë para kryeministrisë në mbështetje të gazetarit Klevin Muka i cili u dënua nga kryeministri Edi Rama që të mos marrë pjesë në konferencat për shtyp të tij në tre muajt e ardhshëm.

Ata mbajnë në duar pankarta për lirinë e medias në mbështetje të kolegut të tyre.

“Zoti kryeministër çfarë pyetje t’ju bëjmë” është një nga pankartat që mbajnë në duar pjesëmarrësit në protestë.

Rama tha se gazetari e ka të ndaluar të marrë pjesë në konferenca për mediat. Vendimi i kryeministrit për të mos pranuar për 3 muaj pyetje nga gazetari erdhi pasi ky i fundit pyeti ministren Olta Xhacka nëse kishte zbatuar kodin e etikës në raport me bashkëshortin investitor strategjik.

Pas