Kryeministri Edi Rama ka dalë live në ERTV në konferencen e paralajmëruar “Dialog për Universitetin”. Por në dialog me Ramën nuk ka shkuar asnjë student. Ai tha se kjo është hera e parë që ndodh, të refuzohet qeveria për të dialoguar.
“Së pari njëherë dua ta theksoj shumë qartë se nuk kam kërkuar negociata por dialog. Për ccfarë studentët kërkojnë ne na gjen plotësisht dakord. Nuk kemi ccfarë negocitojmë por kemi domosdoshmërinë të bisedojmë. Plotëso kërkesat tona…Cilat kërkesa? Unë kam 7-8 letra sepse kam angazhuar njerëz për ti mbledhur ku do që shfaqen… Qeveria thotë hajdeni e flasim. Ndërsa ata përgjigjen “jo nuk vijmë”. Unë nuk e kam dëgjaur kurrë në histori këtë”, tha Rama.