Kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste do ta përjashtojë Saimir Tahirin nga grupi parlamentar, por do të votojë të mërkurën në Parlament kundër arrestimit të tij. Sipasj Ramës, Prokuroria e Krimeve të Rënda është përdorur politikisht dhe nuk ka prova dhe fakte për ta arrestuar ish-ministrin.
“Ne nuk do të lejojmë të lincohet me burgosje. Duhet të hetohet me të gjitha mundësitë e kodit penal dhe ne do të vigjilojmë në aspektin e garancive kushtetuese.
Saimir Tahiri do të jetë deputet i lirë, jashtë forumeve të partisë. Ne do ta presim drejtësinë. Ne jemi këtu, prokuroria sjell prova jo gazeta dhe kur të vijë me fakte Komisioni i Mandateve mund të mblidhet sërish. Ne jemi kundër arrestit dhe të mërkurën NUK do të votojmë për burgosjen e tij”, tha Edi Rama në mbledhjen e grupit të PS-së, mëngjesin e kësaj të hëne.
/Opinion.al