Aktualitet

Rama deklaroi se do të ndërpresë marrëdhëniet me PD, reagon Berisha


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:20 - 21/04/22 |
Opi Nion

Pasi nuk iu dha fjala në parlament ish-kryeministri, Sali Berisha dha një deklaratë për gazetarët.  Ai tha se në parlament do të fliste për rastin kur policia gjermane shoqëroi kryeministrin Edi Rama.

Po ashtu Berisha iu përgjigj edhe deklaratës së Kryeministrit Edi Rama, i cili tha se nuk do të bashkëpunonte me Partinë Demokratike nëse në krye të saj vjen ish-kryeministri. Berisha tha se Rama e nderonte, pasi qëllimi i tij ishte rrëzimi sa më shpejt i kryeministrit.

“Sa i përket bashkëpunimit më nderon se qëllimi im është rrëzimi i tij sa më shpejt”, u shpreh Berisha.

Berisha u shpreh se Rama është i tmerruar nga opozita e vërtetë.

Fakton që opozita e vërtetë e ka tmerruar. E patë vetë. Ai është i tmerruar nga opozita e vërtetë. Ka frikën dhe tmerrin, ka panikun nga Sali Berisha”, u shpreh më tej ai.

Pas