Kryesore

Rama: Deklaratat e Mitsotakis nuk kanë lidhje me ujërat tanë territorialë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:27 - 28/08/20 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Vjena në lidhje me zgjerimin detar të Greqisë, si dhe për kritikat që i janë bërë qeverisë së tij.

Në një prononcim për mediat, Rama tha se deklarata e kryeministrit grek Mitsotakis nuk kanë lidhje me ujërat tanë territorial.

“Deklaratat e kryeministrit grek nuk ka lidhje me ujrat tanë territorial, nuk ka lidhje me marrëveshjen tonë me palën greke, për të cilën ne po punojnë, nuk ka lidhje me këto deklarata,”-shprehet kreu i qeverisë.

Sipas kryeministrit, Shqipëria ka shtrirë hapësirën e saj në ujërat territoriale me 6 milje që në vitin 1990.

“Ne jemi shtrirë në ujërat tanë territoriale me 6 milje që në vitin 1990. E kemi ushtruar këtë të drejtë. Greqia nuk e ka kontestuar. Midis ujërave territorialë të vendeve ka ujera të ndërmjetëm. Pra njësoj sic ka rrugë midis vendbanimeve dhe midis shteteve për të kaluar ka edhe rrugë për të kaluar në det që janë rrugë të përbashkëta. Marrja nga kjo rrugë e përbashkët në mënyrë simetrike të përcaktuara nga konventa është e drejtë e çdo shteti. Nuk ka lidhje me atë çfarë ndodh mes Turqisë dhe Greqisë. Ajo është një mosmarrëveshje për delimitimin e ujërave territoriale. Një mosmarrëveshje që ne jemi duke e trajtuar në mënyrë konstruktive, por për të cilën nuk kemi një rezultat dhe dakordësinë e të dyja palëve. Dua të them që një marrëveshje ndërshtetërore nuk bëhet dot fshehurazi. Nuk është një konspiracion që bëhet mes dy palëve dhe nuk e merr vesh njeri. Marrëveshja kalon në të gjitha etapat institucionalë dhe bëhet ligj”, tha Rama./ Opinion.al

Pas