Aktualitet

Rama: Çmimet në aeroportin e Rinasit do të ulen me 25%


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:30 - 02/02/21 |
Doriana Çepunaj

Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë konferencës me fokus ekonominë edhe për koncensionarin e ri të aeroportit të Rinasit. Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se në aeroportin “Nënë Tereza” do të ndërtohet terminali i ri, do të zgjatet pista si dhe çmimet në aeroport do të ulen me 25%.

“Jam shumë i lumtur që aeroporti do të ketë më në fund çmime normale si në gjithë dynjallëkun edhe për shqiptarët sepse ishte aeroporti më i shtrenjtë i Europës dhe ju e dini mirë këtë gjë. Kam marrë mallkime, sharje, ankesa, kam marrë pa fund sepse njerëzit me të drejtë ankoheshin se çmimet ishin më të larta se kudo dhe këtë nuk e kuptonin që nuk e kisha në dorë unë, nuk e kishte në dorë qeveria, e kishte në dorë kinezi me kontratën e bërë shumë kohë përpara dhe s’kishim asgjë për të bërë. Jam shumë i lumtur që aeroporti më në fund do të kthehet në kantier investimesh të reja që nuk janë bërë më përpara nga kinezët. Terminali i ri që do të fillojë menjëherë. Më në fund do të zgjatet pista dhe do të hyjë në parametrat e një piste që do të funksionojë edhe për fluturime për avionët e mëdhenj që bëjnë fluturime transoqeanike. E dini shumë mirë se pavarësisht se na pengoi pandemia, ne nuk kemi hequr dorë nga çuarja e “Fan Nolit” në Amerikë dhe anasjelltas. Padiskutim që efektet do të jenë zinxhirë, është aeroporti me çmimin më katastrofik të jet fuel-it në Europë po se po njëherë. Do të ulen të gjitha dhe faktikisht parashikueshmëria mbi bazën e marrëveshjes së re është që të gjithë, edhe ju, edhe vetë ata që e kundërshtojnë kot këtë gjë, do të kenë udhëtime 25% më të lira. Janë kthimi në normë dhe konkurrueshmëria e aeroportit”./Opinion.al

Pas