Duke filluar nga data 1 Tetor e këtij viti, çmimet e “Internetit Roaming” mes Europës dhe Ballkanit Perëndimor janë ulur mesatarisht deri në 99%.
Kryeministri, Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, shkruan se është konkretizuar marrëveshja e firmosur në samitin historik të Dhjetorit në Tiranë mes liderëve të Europës dhe Ballkanit Perëndimor.
“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se prej 1 Tetorit, çmimet e “Internetit Roaming” mes Europës dhe Ballkanit Perëndimor janë ulur mesatarisht deri 99%, të konkretizuar pas firmosjes së marrëveshjes në samitin historik të Dhjetorit në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.