Aktualitet

Rama: Çmim tavan për naftën për të gjithë peshkatarët



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:29 - 04/10/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim me peshkatarët në Durrës.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se do të mbështeten peshkatarët ndërsa shtoi se përgjatë gjithë vijës bregdetare do të vendoset një çmim unik për naftën për peshkatarët.

Kreu i qeverisë tha se të gjithë furnitorët e naftës për peshkimin do ta kenë çmimin njësoj, me tavan, të vendosur nga ministria e Bujqësisë dhe nga Qeveria dhe se kjo do të bëhet brenda kësaj jave.

“Kjo çështja e një loje të çmimit të naftës që bëhet këtu në portin e Durrësit do të mbarojë, do të vendoset një çmim unik tavan, për të të gjithë peshkatarët në të gjithë vijën bregdetare, i detyruar dhe askush nuk ka për të bërë dot asnjë qindarkë lëvizje nga ai, por do t’i shërbejnë peshkatarëve, kësaj industrie pa asnjë lëvizje nga çmimi i detyruar tavan, sepse nuk ka këtu vend për të bërë lodra dhe aq më pak pastaj ka vend për të nxjerrë fitime nga djersa juaj edhe nga mundimet tuaja duke bërë xhibla me furnizimin. Nuk është fare e drejtë dhe nuk do ta lejojmë që të ketë dallim mes një furnitori, një tjetri në portin e Durrësit. Të gjithë furnitorët e naftës për peshkimin do ta kenë çmimin njësoj, me tavan, të vendosur nga ministria e Bujqësisë dhe nga Qeveria. Kjo do të bëhet dhe do të bëhet brenda kësaj jave. Kush do të bëjë lëvizje nga ky detyrim do të detyrohet pastaj të dorëzojë depozitat”, tha Rama.

Pas