Aktualitet

Rama citon Nolin e akuzon Berishën e Metën: Këta njerëz, rekord për vrasje dhe grabitje



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:09 - 24/11/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama në fund të fjalës së tij në Kuvend për çështjen e Portit të Durrësit reagoi ashpër dhe për akuzat e opozitës për këtë projekt.

Teksa citoi Fan Nolin, Rama tha se Sali Berisha dhe Ilir Meta mendojnë se mund të lahen nga gjaku vetëm duke luajtur rolin e atdhetarit, ndërkohë që sipas tij janë po ata që janë përgjegjës për të këqijat që i janë bërë vendit.

“Kur flasin për mëmëdheun deri tek ata dy’ njëri i spodalë nga gjirizat përsëri dhe tjetër i sapozbuluar mes spiunëve, thua po si ka mundësi. Por ‘Dielli’ im zot Nolit i dinte dhe i njihte, si i njihet një zot e di, dhe citoj: Këta njerëz kanë mbajtur kurdoherë në Shqipëri rekordin për vrasje e grabitje, në Shqipërinë e re e shesin veten si mëmëdhetarë duke menduar se do të shpëlahen nga gjaku dhe paudhësi. Këta ishin, këta janë të njëjtë, është shkencërisht e provueshme, janë të njëjtë që mu si pykë i rrinë Shqipërisë që nga 1912, në çdo Shqipëri të re”, tha Rama.

Pas