Aktualitet

Rama: Çështja e detit të zgjidhet në Gjykatën Ndërkombëtare


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:33 - 16/09/20 |
Al Do

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Athinë se çështja e ndarjes së kufirit detar me Greqinë mund të zgjidhet përmes ndërmjetësimit të një pale të tretë ose duke e çuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Që kjo të çështje të mos përdoret nga forca të errëta kundër të dyja vendeve, kam një ide shumë të thjeshtë që e kam paraqitur më parë. Kur bëhet fjalë për çështje detare të mund ta zgjidhim me ndihmën e të tjerëve, që do të thotë përmes një pale të tretë, ose akoma më mirë nëpërmjet gjykatave ndërkombëtare. Kjo do të jetë e drejtë, objektive dhe nuk mund të përdoret nga patriotët”, deklaroi Rama gjatë forumit të “The Economist”.

Të njëjtin qëndrim kryeministri e shprehu edhe gjatë një takimi me emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi.

Unë mendoj që rruga më e mirë është ti drejtohemi një pale të tretë apo gjykatës ndërkombëtare”, tha ai për çështjen kufirit detar me Greqinë.

Sa i përket marrëdhënies mes dy vendeve Rama cilësoi si akt të vullnetit të mirë nga ana e kryeministrit grek kalimin e legjislacionit për lejet e drejtimit të automjeteve. Megjithatë ai shtoi se “gur themeltar për të hapur një epokë të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve do të ishte heqja e ligjit të luftës pasi “heq mjegullën që shfrytëzohet nga lloj-lloj hienash” dhe “hap rrugën për çështjen e pronësisë që të zgjidhen në rrugë ligjore kombëtare apo edhe ndërkombëtare”. /Opinion.al

Pas