Aktualitet

Rama: Brenda 2 viteve realizojmë një sistem të inteligjencës artificiale, si Siri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:50 - 06/05/22 |
Opi Nion

Në një takim të zhvilluar ditën e sotme me përfaqësues të bankave të nivelit të dytë kryeministri Edi Rama u shpreh se qeveria po punon që brenda 2 vitesh të krijojë një sistem të inteligjencës artificiale siç është Siri.

Kreu i qeverisë tha se qytetarët do të ndihmohen me zë derisa të mbarojnë punët. Ai theksoi se ky sistem është një inovacion i madh, por nuk është diçka që nuk mund të realizohet.

“Ne nuk do ndalemi këtu në anën tonë. Çfarë po bëjmë sot është po punojmë për një sistem të inteligjencës artificiale në dhënien e shërbimeve që do të rezultojë dhe ambicia është që kjo të bëhet realitet brenda 2 viteve, do të rezultojë në një shërbim siç është Siri ku çdo qytetar do të ndihmohet me zë derisa të mbarojë punë. Është një inovacion i madh, por nuk është diçka që na tremb. Jemi shumë të qartë si bëhet falë AKSHI-t, falë drejtores së AKSHI-t, falë gjithë skuadrës së AKSHI-t e cila është skuadër e nivelit të lartë. Pa ASKHI-n dhe stafin e saj nuk do i kishin bërë dot këto përparime të mëdha”.

Ndër të tjera Rama foli për digjitalizimin e bankave për të cilin tha se bankat do të dalin sërish me fitim.

“AKSHI-n e keni në dispozicion dhe duhet ta përdorni për këtë qëllim pa asnjë ngurrim. Për më tepër përsëri do fitoni ju se do merrni konsulencë dhe s’do paguani. Se këtu është, prapë me fitim do dilni dhe në këtë aspekt. Kjo nuk është një çështje që duhet ta shohim bashkarisht për 10 vitesh që vijnë, por brenda pak muajsh duhet të marrë drejtim dhe duhet t’ua përcjellim qytetarëve që kanë akses tjetër dhe më të lehtësuar në bankat e nivelit të dytë”, tha Rama./Opinion.al

Pas