Kryesore

Rama “braktis” Kuvendin, vendimtar takimi i së premtes me Merkel


               Publikuar në : 12:08 - 12/09/19 |
geliano fataj

Kryeministri Edi Rama ka munguar në seancën e së enjtes në Kuvend. Ai është nisur drejt Pragës, ku merr pjesë në një samit me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Nga Praga, Rama do të udhëtojë drejt Berlinit ku pritet të ketë takim edhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel të premten.

“Më 13 Shtator, kancelarja do të mirëpresë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Kancelarinë Federale në orën 9:30. Në fokus të diskutimit mes tyre do të jenë çështjet europiane, si dhe marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet rajonale”, ka thënë Martina Fietz, zëdhënëse e kancelares gjermane. Pak ditë më parë Deutsche Ëelle raportonte se në fokus të takimit do të jetë hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian në muajin tetor.

Rama përveç takimit me kancelaren gjermane do të zhvillojë takime edhe me deputetët e grupit më të madh në parlamentin e Gjermanisë CDU/CSU ku pritet të takohet me nënkryetarin si dhe grupet e punës për çështje të Bashkimit Evropian.

Qeveria gjermane dhe aleatet e saj pritet te marrin vendimin për negociatat ne datën 24 shtator ndërsa 3 dite me vone Bundestagu do te shprehet me votë./ Opinion.al

Pas