Kryeministri Edi Rama “braktis” për 24 orë fushatën elektorale. Në një postim në Tëitter, shefi i qeverisë shkruan se do të marrë pjesë në Forumin e prestigjozes Financial Times.
Megjithatë ai thekson se fushata elektorale do të vazhdojë drejt 30 qershorit, ditë kur populli sipas tij do t’u japë një mësim të paharrueshëm kundërvënësve të tij pa din e iman.
“Shkëputje e pashmangshme nga fushata për të marrë pjesë në Forumin e prestigjozes Financial Times – Investimet në Ballkanin Perëndimor. Pasnesër gati për fazën finale drejt 30 qershorit, ditës kur populli do t’u japë një mësim të paharrueshëm kundërvënësve të tij pa din e iman”, shkruan Rama.
Një ditë më parë, Presidenti Ilir Meta tha se më 30 Qershor nuk do të ketë zgjedhje, pasi dekreti i tij është publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare dhe të gjithë kanë detyrimin ta zbatojnë atë./ Opinion.al