Kryeministri Rama ka qenë sot në familjen e Ramazan Gjeçit në Maminas, ku ka dorëzuar çelësat e shtëpisë së ndërtuar, pasi banesa e kësaj familjeje u dëmtua nga tërmeti i vitit të shkuar.
Gjatë bisedës me kryefamiljarin Rama nuk i kurseu edhe batutat, ndërsa Ramazan Gjeçi dhe bashkëshortja e tij i thanë se në fillim nuk kishin besuar që banesa e tyre do të ndërtohej nga fillimi.
“ Si thoshe, po na rre ky i gjati ë”, u shpreh Rama.
Gjeçi: Rrofsh 200 vjeç.
Rama: Na dashke të mirën, 200 vjeç me lujt mendsh.