Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në kantierin e Lungomares në Sarandë.
Rama ishte i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, si dhe nga disa deputetë të PS-së.
Gjatë inspektimit, kryeministri u ndesh edhe më një qytetar i cili ishte mbështetës i Partisë Demokratike dhe po lundronte me kanoe në ujërat e detit Jon. Rama shkëmbeu batuat me qytetarin, ndërsa e pyeti përse mbështeste demokratët.
Rama: Si je? Ndalo të bëjmë një fotografi bashkë!
Qytetari: Kryetarin e bashkisë, deputetin e zonës dhe ministrin e Turizmit i kemi shumë të mirë.
Rama: Hë çfarë të bëri PD ty?
Qytetari: Më degjeneroi fare!
Rama: Dhe ti prap e do!
Qytetari: Edhe gabime të bëjë, e dua.
Rama: Ti prap me PD-në je. Po duhet të vinim ne që ju të zbuloni detin se ato nuk dinë as not./ Opinion.al